[caption id="attachment_15372" align="alignleft" width="300"] Asjon Daja me tre fanellat e skuadrave të kryeqytetit[/caption]
Tirana ka tre skuadra, të cilat kanë emrin, identitetin dhe lavdinë e tyre që e kanë akumuluar ndër vite. Tirana, Partizani dhe Dinamo kanë prodhuar emra të futbollit në vend, ku shumë prej tyre kanë bërë epokë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Por, veshja e të treja fanellave nga një lojtar ka qenë pothuajse tabu dikur, por edhe në vitet e fundit.
Lojtari i fundit që kishte veshur të treja fanellat e skuadrave të kryeqytetit ishte Gerald Tushe, i cili nga Tirana kaloi te Partizanin e më pas te Dinamo. Pas tij, emri i ri që është regjistruar është Asjon Daja. Ky i fundit ka dalë nga radhët e Dinamos, ka luajtur për dy vite me Partizanin dhe sot firmosi për bardheblutë.
[caption id="attachment_15373" align="aligncenter" width="770"] Elis Bakaj kur luante për Dinamon[/caption]
Familjarisht tifoz i Tiranës, ndërsa provon në moshën 26-vjeçare emocionet e vërteta të kësaj fanelle që ka mbi supe 24 tituj kampionë dhe 15 Kupa Shqipërie. Paraditen e sotme ka firmosur për bardheblutë dhe pasdite do të dalë në fushë.
[caption id="attachment_12352" align="aligncenter" width="770"] Igli Allmuç, trajneri i Dinamos[/caption]
Më parë për të tre klubet e kryeqytetit kanë luajtur futbollistë me emër si: Luan Pinari, Igli Allmuça, Engert Bakalli, Elis Bakaj, Edvan Bakaj etj..
[caption id="attachment_15377" align="aligncenter" width="1024"] Edvan Bakaj, portieri i Tiranës[/caption]
[caption id="attachment_15378" align="aligncenter" width="960"] Engert Bakalli[/caption]
[caption id="attachment_15379" align="aligncenter" width="960"] Gerald Tushe[/caption]
[caption id="attachment_15376" align="aligncenter" width="770"] Luan Pinari kur luante për Partizanin[/caption]