Partizani nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 ndaj gjigantit hungarez, Ferencvarosh. Fili shtoi shpresat e të kuqve në pjesën e dytë kur realizoi super-golin në minutën e 48-të, ndërsa festa zgjat vetëm 13 minuta, sepse hungarezët barazojnë me Bode.
[video width="576" height="320" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/video-1468436754.mp4"][/video]
Partizani - Ferencvarosh 1-1
Shënues: Fili 48' / Bode 71'
Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Vila, Kalari, Fili.
Trajner: Adolfo Sormani
Ferencvaresh: Dibusz, Lovrencsics, Pinter, Rado, Nagy, Leandro, Gera, Djuricin, Nalepa, Dilaver, Ramirez.
Trajner: Thomas Doll
Gjyqtarë: B.Millot, H.Zakarini, J.Pacelli (Francë)
Pjesa e parë - Të kuqtë e nisin ndeshjen pa ndryshime nga takimi i luajtur kundër Slovan Bratislavës edhe pse në përbërjen e tyre afruan dy lojtarë me potencial në sulm, Ekuban dhe Volas. Loja në pjesën e parë nuk është shumë e fortë, por që të kuqtë patën rastet e tyre për shënim. "Demat" në disa raste mbrohen mirë, ndërsa shfrytëzojnë kundërsulmin me Filin.
Pjesa e dytë - Për Partizanin pjesa e dytë nis me gol. Fieraku Realdo Fili përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Ferencvarosh, merr topin dhe gjuan pa hyrë në zonë duke e çuar në rrjetë sferën. Entuziazëm i të kuqve, të cilët sërish me Filin kanë mundësi që të shënojnë golin e dytë 8 minuta më vonë, por që nuk ja dalin.
Kur nuk shënon do të pësosh, kështu hungarezët shfrytëzojnë mirë sulmin dhe "kërcënojnë" portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por pa arritur që të realizojnë. Megjithatë, në minutën e 71 Bode hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, duke shënuar golin e barazim. Pak minuta pas këtij goli hungarezët kanë mundësi të shënojnë, por që deri në përfundim të takimit shifrat mbeten në 1-1. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Hungari, ndërsa Partizani nuk është favorit për të kaluar, pasi ka pësuar në fushën e tij.