
Nikola Djuric është lojtari më i ri i Flamurtarit. Skuadra vlonjate nëpërmjet një lajmërimi zyrtar në facebook bën me dije që është arritur akordi me lojtarin nga Serbia, i cili luan si mbrojtës qendre dhe mbrojtës i djathtë. Gjithashtu mbrojtësi më i ri i vlonjatëve ka edhe pasaportë kosovare.
Djuric sezonin e fundit është aktivizuar me Rad në Superligën e Serbisë, ndërsa këtë sezon të ri do të provojë një aventurë të re me ekipin kuqezi të Flamurtarit.
[gallery columns="1" size="full" ids="21491"]
Poll