Pas Radja Nainggolan, Inter hidhet në garë për një tjetër futbollist të Romës.
Bëhet fjalë për Daniele de Rossin, i cili pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga verdhekuqtë. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, që pohon se zikaltërit janë në garë për një mesfushor qendre dhe De Rossi bën pjesë në planet e tyre.
Gjithashtu, skuadra milaneze ka shfaqur interes edhe për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Kartoni i Xhakës kushton, ndërkohë që De Rossi do të vinte me kosto zero te skuadra nga “San Siro”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.