Miklovan Pere nuk rinovoi me Dinamon. Pjesë e Bluve sezonin që shkoi, mbrojtësi nuk do jetë më pjesë e Nëndetëses duke zyrtarizuar largimin pak ditë më parë. Lojtari që mbajti shiritin e kapitenit me Dinamon sezonin që shkoi, ka nisur stërvitjen me Strugën.
Forma e mirë e 30 vjeçarit pogradecar nuk ka mbetur pa u vënë re nga skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Duket se Pere pas eksperiencës me Dinamon do kalojë në shtetin fqinj, për të vijuar karrierën me Strugën. Veç Dinamos dhe Pogradecit, mbrojtësi i djathtë ka luajtur edhe për Sopotin dhe Turbinën.