Ervin Skela është trajneri më i ri i Eintracht Frankfurt, te moshat U17. Ka qënë vetë klubi gjerman, që ka njoftuar gjithçka në rrjetet sociale. Mes shumë mundësish, drejtuesit e kanë parë të arsyeshme të vendosin në krye të ekipit, ish lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Skela do të jetë pjesë e Frankfurt, së paku deri në qershor të vitit 2022. Më pas, e ardhmja do të varet edhe nga rezultatet. Ai është një njohës i mirë i futbollit gjerman, ku ka luajtur për ekipe të ndryshme.
“Ne jemi shumë të lumtur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me përgjegjësinë kryesore dhe se ai do të vazhdojë të punojë së bashku me ekipin e Eintracht U17″ – shkruan klubi.