Agim Zeka është zyrtarisht një futbollist i Lilës. Talenti Skënderbeut ka nënshkruar sot një kontratë 4-vjeçare me klubin francez.
Sulmuesi i Shqipërisë U-19 u shit nga Skënderbeu për 300 mijë euro, ndërkohë që klubi korçar, sipas marrëveshjes me klubin francez, do të zotërojë ende edhe 20% të kartonit të Agim Zekës.
Sulmuesi i talentuar ka nënshkruar sot kontratën e re në praninë e Shefit Ekzekutiv të Lille, Mark Inglo dhe menaxherit të tij, Shkumbin Qormemetit.