Tashmë është zyrtare. Ramadan Ndreu është trajneri i ri i Kastriotit. 53 vjeçari ka arritur akordin me drejtuesit e skuadrës dhe që prej ditës së sotme do të marr në dorë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.
Kjo nuk është hera e parë që Ndreu merr drejtimin e Kastriotit, pasi e ka drejtuar më parë në sezonet 2005-2006 dhe 2009-2012, si dhe në vitin 2007. Në këtë post, Ndreu pason Bledar Devollin, ndërkohë që vjen pas eksperiencës aspak të suksesshme në krye të Kukësit, ku arriti një fitore, një barazim dhe një humbje.
