Gjysmëfinale e Champions League
Tottenham-Ajax 0-1 (FT)
Ajaxi fitoi në Londër betejën e parë të raundit gjysmëfinal të Champions League. Holandezët arritën të triumfonin minimalisht 0-1 me gol të Donny van de Beek në minutën e 15-ë. “Harkëtarët” e administruar mjaft mirë takimin ndaj “Spursave”, të cilët e patën të pamundur të thyenin suprizën e këtij sezoni. Me këtë rezultat, Ajax hedh një hap të sigurtë drejt finales së qershorit në “Wanda Metropolitano” të Madridit, por zyrtarizim i finalistit do të bëhet në 8 maj në Amsterdam, kur do të luhet dhe ndeshja e kthimit Ajax-Tottenham.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.