Një lajm i publikuar sot paradite nga Newsport.al ka nxitur zyrtarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Vasil Bicin, të japë komentin e tij në lidhje me skuadrën e Bylisit.
Zyrtari i FSHF-së, anëtar i Komitetit Ekzekutiv flet me nota pozitive për mallakastriotët të cilët i cilëson si ujqërit kampionë. Por, ky reagim i tij ka marrë vemendjen e Harold Frroku-t që i kujton se ka vetëm një ujk dëbore (Skënderbeu).
“Ujqërit e Mallakastrës, kampionë”, shkruan fillimisht Bici.
“Një ujk shikoj unë profe dhe ai është ujk dëbore. Të përshëndes”, është
komenti i Frrokut.
Ndërkohë, zyrtari i FSHF-së ia kthen menjëherë me batutë duke shkruar: “(Qesh)
Edhe unë ju përshëndes. Çfarë kanë ujqërit e dëborës? Si të pangrënë me duken këtë
vit”.
Kujtojmë që Bylis ndodhet momentalisht në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e katërt në të njëjtën kuotë pikësh.