Tekniku Christian Panucci është detyruar që të gjejë përpara nisjes së përgatitjeve të Kombëtares një sulmues për dy sfidat e radhës me Skocinë dhe Uellsin.
Federata Shqiptare e Futbollit në një postim në Instagram komunikon se 21-vjeçari i skuadrës skoceze të Livingstornit Egli Kaja është thirrur në përfaqësuesen e Shqipërisë.
“Kombëtarja A, grumbullohet Egli Kaja për ndeshjet e rradhës”.
Sulmuesi Rei Manaj u dëmtua së fundmi para nisjes në Shqipëri dhe Panucc i bëri thirrje sulmuesit shqiptat të Panioniosit Florin Durmishaj që t’ubashkohej kuqezinjve, por klub helen gjeti si justfikim pengimin e Durmishajt faktin se ai nuk ka kryer shërbimin ushtarak dhe për rrjedhojë nuk lejohet të marrë pjesë në ndeshje ndërkombëtare.
Kaja është 21 vjeç dhe luan në pozicionet e të dy krahëve të sulmit ose si sulmues i dytë. Ai ka lindur në Prelez të Jerlive, pjesë e Komunës së Ferizajt në Kosovë. Karrierën si lojtar e ka nisur në Angli, ku atje është formuar.
Postimi i FSHF-së