Mateo Kovacic do të jetë përfundimisht një lojtari i Çelsit. Mesfushori kroat ishte huazuar për një sezon në Londër me drejt blerje dhe Çelsi është bindur nga aftësit e tij.
Ishte folur prej ditësh, por vetëm ditën e sotme është bërë zyrtare nga ana e klubit. Kovacic u ble për një shifër rreth 45 milionë euro dhe ka firmosur një kontratë 5 vjeçare blutë e Londrës. Kroati ishte protagonist sezonin e kaluar duke fituar Europa League.