Një tjetër futbollist i huaj i është bashkuar tashmë zyrtarisht Flamurtarit. Sulmuesi kroat, Tomislav Bushiç, ka bërë para pak çastesh prezantimin me fanellën e Flamurtarit, ndërkohë që stërvitjen e kishte nisur që dje me skuadrën vlonjate. Trajneri Gugash Magani e kërkoi me ngulm ish-lojtarin e tij te Tirana dhe tashmë e ka edhe zyrtarisht nën urdhrat e tij. Klubi vlonjat po bën çdo ditë prezantime dhe radha i ka takuar Bushiçit. Tani të presim për tjetrin…
Sulmuesi Bushiç dhe menaxheri Elton Marini ne ambientet e klubit vlonjat