Arturo Vidal është zyrtarisht lojtar I Interit. Mesfushori kilian ka firmosur për zikaltërit e Antonio Conte, ndërsa italianët kanë derdhur në arkat e Barcelonës vetëm 1 milion euro, shifër simbolike kjo për këtë lëvizje.
Katalanasit e afruan lojtarin nga Bayern Munich për 18 milion euro plus 3 të tjera bonus, ndërsa nuk kanë përfituar asgjë nga shitja e lojtarit. Vidal bëhet lojtari I shtatë me origjinë nga Kili që vesh fanellën e zikaltërve.