Eleminimi nga Slavia Prague në Europa League ka bërë që Sevillia të shkarkojë trajnerin Pablo Machin. Ditën e sotme ka ardhur dhe zyrtarimi nga ana e klubit në faqen e tyre zyrtare.
Sevillia humbi me rezultatin e thellë 4-3 dhe kjo ka bërë që drejtuesit të largojnë trajneri Machin dhe në krye të skuadrës kanë emëruar Joaquin Caparros deri në fund të sezonit. Kjo është herë e tretë që Caparros merr drejtimin e skuadrës dhe ishte pikërisht ai që ndërtoi Sevillian një skuadër të fortë në La Liga dhe Europa League.