Uefa konfirmon kompeticionin e 3 për klube që do të starotoj nga sezoni 2021-2022. Kjo u konfimua nga ECA, Shoqata e Klubeve Europiane.
“Duke parë kërkesat e anëtarëve të ECA për të rritur numrin e përgjithshëm të klubeve që marrin pjesë në kompeticionet për klube të UEFA-s, është marrë vendimi për të zhvilluar një kompeticion të tretë të përbërë nga 32 skuadra”.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në UEFA Club Competitions (UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe kompeticioni i ri) në 96 skuadra, me 32 ekipe pjesëmarrëse në çdo kompeticion.