Federata Italiane e Futbollit gjobiti dy futbollistët e Milanit Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie për ofendimin e futbollistit të Lacios Acerbi pas sfidës midis dy skuadrave në datën 13 prill. Milan dhe Federata (FIGC) ranë dakord që klubi kuqezi të paguante 86 mijë € gjobë për talljen e dy lojtarëve të “Djallit” që parakaluan në “San Siro” me fanelën e Acerbit si trofe.
Mediat italiane “Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Italia” raportojnë se për çdo lojtar është paguar gjoba prej 33 mijë €, plus 20 mijë € të tjerë që i janë sanksionuar klubit.
Gjesti i dy futbollistëve të Milanit bëri bujë në mediat europiane, pasi Bakayoko shkëmbeu fanelën e tij me të Acerbit sipas rregullit pas çdo ndeshjeje dhe më pas bëri xhiro në fushë duke e treguar si trofe.
Të dy futbollistët kërkuan më pas falje për gjestin e bërë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.