Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur periudhën e re kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike të Tokyos. Prej 23 korrikut deri në 8 gusht 2021 do jenë datat e reja të eventit. I programuar për këtë verë, Lojërat u shtynë për 1 vit si shkak i situatës së Covid-19.
Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë. Kujtojmë se përpara një jave u mor vendimi final për shtyrjen me një vit, teksa ishte kryeministri japonez Shinzio Abbe ai që e dha lajmin e keq. Sot, nëpërmjet rrjeteve sociale Komiteti Olimpik zyrtarizoi periudhën e re të zhvillimit të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm.