Besa u mposht ditën e djeshme me rezultatin e thellë 5-1 nga Burreli në transfertë. Një humbje e tillë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, por edhe trajneri Ndricim Kashami që ka vendosur të largohet.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi verdhezi përmes një postimi në rrjetet sociale. Besa shkruan se ka mbyllur bashkëpunimin me Kashamin pas vetëm 4 javësh, ndërsa në ditët në vijim pritet të emërohet edhe trajneri i ri. Dorian Bubeqi është kandidati kryesor për të marrë stolin e skuadrës verdhezi, por për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga klubi.