Bobi Celeski ishte një nga largimet e Teutës gjatë kësaj merkato janari. Portieri nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë skuadër të re dhe ka firmosur me Maqedoninë e Veriut me FC Skopje. Pas aventurës në Superligë shqiptare, 24-vjeçari është rikthyer sërish në kampionatin maqedonas dhe këtë herë për të vështurë fanellën e FC Skopje.
Zyrtarizimi është bërë nga vet skuadra maqedonase në rrjetet sociale dhe Celeski është bashkuar me ekipin në stërvitje. Pas 18 javësh të zhvilluara deri më tani, FC Skopje renditet në vendin e 9-të me 20 pikë dhe është në zonën e ftohtë për të rënë nga Kategoria e për këtë arsye ka bërë disa afrime gjatë kësaj merkato.