Vetëm pak orë më parë ekipi verilindor i Kukësit njoftoi me një postim zyrtar për mbylljen marrëdhënies me ish lojtarin eKombëtares Valdet Rama.
Duket se Rama i ka paraprirë këtij largimi dhe ka arritur akordin me klubin gjerman të Sv Meppen. Ka qenë vet klubi gjerman ai i cili ka bërë të ditur lajmin për nënshkrimin me ish lojtarin e Kukësit.
Sv Meppen është ekip që luan në ligën e 3 në Gjermani. Klubi ka njoftuar se Valdet Rama është përforcim i rëndësishëm për pjesën e sulmit