Nga Teuta janë larguar 2 lojtarë titullarë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Ditmar Bicaj, por gjithashtu edhe për mesfushorin Seoku Camara, të cilët ishin shumë të rëndësishëm në skemat e trajneri Bledi Shkëmbi.
Teuta ka zhvilluar një kampionat të mirë, duke u kualifikuar kështu për në Kupat e Europës, objektiv që ishte që nga fillimi i sezonit.
Njoftimi i Teutës:
Zyrtare: Ditmar Bicaj largohet nga Teuten. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falenderon Ditmar Bicajn për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt europes dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tijë
Ju njoftojmë se Klubi i Futbollit Teuta ka vendosur që të ndërpres bashkpunimin me mesfushorin Seoku Camara. Ne e falënderojmë Camaran për paraqitjet e tij sa ishte pjesë e klubit tonë.