Tottenham dhe Rennes nuk mundën të luanin të enjte për grupet e Conference League, me sfidën që ishte programuar për javën e fundit në këtë kompeticion. Rastet e shumta me covid te Spurs bënë që ndeshja të shtyhej, ndërsa të dyja klubet nuk kanë gjetur një datë të lirë për këtë duel.
Tanimë UEFA ka njoftuar dy skuadrat se e kanë të pamundur të luajnë, duke marrë në dorë situatën. Spurs bën me dije se ndeshja do vendoset në tavolinë sipas rregullores, ndërsa është Komisioni i UEFA që do vendosë fatet e duelit. Pritet që Tottenham të humbasë ndeshjen 0-3 në tavolinë.
“Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet, nuk u gjet një zgjidhje që mund të funksiononte për të dy klubet. Si pasojë, ndeshja nuk mund të luhet më dhe çështja do t’i referohet Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për një vendim që do të merret në përputhje me aneksin J të rregulloreve të sipërpërmendura të konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Tottenham.