Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin e ri Florian Kadriu, i cili nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Kadriu ka ndërprerë marrëdhëniet me klubin bardheblu ditën e sotme, ku nuk ndihet nëse do t’i bashkohet ndonjë skuadër tjetër në Superiore, apo do të shohë të luajë jashtë Shqipërisë.
Kadriu iu bashkua Tiranës verën e kaluar, pasi spikati në një miqësore kundër bardhebluve në Maqedoni, dhe ish-trajneri Shkëlqim Muça kërkoi që t’i bashkohej skuadrës së tij. Mesfushori nuk arriti të gjente vend në formacione, ku aktivizua vetëm pesë ndeshje si zëvendësues me Tiranën, ndërsa gjysmën e dytë të sezonit u huazua te Teuta, me të cilën u aktivizua në 10 ndeshje, ku prej tyre e nisi si titullar.
19-vjeçari është larguar në këtë mënyrë edhe nga skuadra durrsake.