Dorian Kërçiku, është prezantuar ditën e sotme në ambjentet e klubit të Tiranës. Mesfushori mbetët në shtëpi, pasi ka luajtur edhe sezonin e kaluar me bardheblutë. 22-vjeçari ka nënshkruar për tri vite të tjera me kryeqytetasit. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Dorian Kërçiku ka firmosur sot në ambientet e klubit kontratën e re që e bën zyrtarisht të Tiranës edhe për tre sezone të tjera. Mesfushori ka nënshkruar një marrëveshje të re për të bërë më pas prezantimin e saj ne ambientet e stadiumit “Selmans Stermasi”. Edhe ai njësoj si Afrim Taku ka zgjedhur të pozoj me shallin e Fanatics duke e konsideruar veten si pjesë të tifozerisë bardheblu. Kërçiku është produkt i akademisë së Tiranës dhe është një lojtar tepër i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Ilir Daja. Futbollisti 22-vjeçar luan në disa pozicione si në mbrojtje po ashtu dhe në mesfushë. KF Tirana i uron suksese Kërçikut në tre vitet e ardhshme bardheblu”, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit.
Në këtë mënyrë mesfusha bardheblu tashmë mund të quhet e konsoliduar pas nënshkrimit dhe me mesfushorin nga Tirana.