Toni Maveje nënshkruan për dy vite me Tiranën. Mesfushori nga Uganda ka hedhur firmën për dy sezone me bardheblutë, ndërsa konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën kryeqytetase.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të Tiranës në Facebook.
Maveje është pjesë e Kombëtares së Ugandës që prej vitit 2004 dhe luan si mesfushor. Numëron 65 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.
Në të shkuarën, Maveje ka luajtur në kampionatin e Norvegjisë dhe Islandës. Ai është bashkuar dje me skuadrën në stërvitje ndërkohe që sot ka zyrtarizuar marrëveshjen për dy vitet e ardhshme me Tiranën.