Ennur Totre është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu bën me dije që ka arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Shkëndijës së Tetovës që shkëlqeu me kuqezinjtë. Ai u largua nga Shkëndija në këtë merkato vere dhe pas ofertave të shumta, duket se ajo e 25-herë kampionëve të Shqipërisë ka qenë më joshëse.
Mesfushori i qendrës ka firmosur një kontratë që e lidh atë me kryeqytetasit për 3 sezonet e ardhshme. Në këtë mënyrë, është gjendur zëvendësuesi i Idi Bathës dhe Tirana duket gati për sezonin e ri.
“Tirana mirëpret lojtarin më të ri, Ennur Totre. Totre është zyrtarizimi më i ri që i bashkohet ekipit. Mesfushori 24 vjeçar vjen nga rradhët e ekipit FC Shkëndija dhe pas një sezoni të suksesshëm ne kampionatin Maqedonas tashmë do të jetë një përforcim i rëndësishëm për kontigjentit bardheblu. Ennur do të udhëtojë me ekipin ditën e Hënë për të nisur fazën përgatitore”, shkruhej ne njoftimin e klubit bardheblu.