Ekipi i Pukës, Tërbuni, është duke zhvilluar një fazë përgatitore intensive për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Shqiponjat e Veriut luajtën më 3 gusht miqësoren në “Niko Dovona” kundër Teutës, të cilën e humbën me rezultatin 4-2. Pavarësishtë rezultatit, Tërbuni duket se i ka bindur të vetët me lojën e zhvilluar dhe dy golat e shënuar një nga Migel Metani dhe tjetri nga Aldo Selenica kanë kënaqur stafin dhe drejtuesit e ekipit.
Ditën e sotme Tërbuni ka zyrtarizuar trajnerin e portierave për sezonin e ri, duke i dhënë një formë më të mirë skuadrës. Siç raportohet nga klubi, trajneri i ri do të jetë Elvis Muça.