Tashmë është zyrtare te Laçi kanë filluar largimet e para. Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Teutës nga skuadra laçiane është larguar sulmuesi Marjan Altiparmakovskin. Lojtari nuk arrit të përshtatej me skuadrën duke qenë një nga zhgënjimet e merkatos së verës. Sulmuesi edhe pse ka një CV të pasur, ku më parë ka luajtur me skuadra si Sarajevo, Inter Zapresiç dhe Rabotniçki nuk mundi të bënte diferencën në kampionati shqiptar.
27 vjeçar e mbylli aventurën e tij me Laçin me vetëm një të shënuar kundër Kastriotit. Tashmë drejtuesit e klubin po mendojnë të afrojnë në skuadër një sulmues tjetër, i cili do të mund të bëj diferencën.