Skuadrat italiane pritet të rikthehen këtë javë në fushë për të nisur stërvitjet në grupe të vogëla lojtarësh në qendrat e tyre stërvitore. Pas Sassolos, Bologna, Roma dhe Lazios tashmë kësaj liste i shtohet edhe një tjetër ekip.
Interi ka njoftuar se ditën e martë lojtarët do të kthehen të stërviten në “Apiano Gentile”, për herë të parë pas ndalimit të kampionatit nga pandemia e covid-19. Të gjithë futbollistët janë rikthyer nga vendet e tyre e ndodhen në Itali e të gjithë kanë mbaruar izolimin e detyrueshëm prej 14 ditësh.
Në fushë do të stërviten 4 lojtarë në distancë duke respektuar të gjitha rregullat e vendosur nga qeveria italiane. Klubet janë në pritje të vendimit zyrtar nëse kampionati do të riluhet sërish apo do të mbyllet përfundimisht pasi ditët e fundit ka pasur shumë hipoteza.