Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti arritën marrëveshjen për menaxhimin e stadiumit “Fadil Vokrri”. Të dyja palët vendosën për menaxhim të përbashkët të stadiumit të Prishtinës për ndeshjet kualifikuese të kampionatit europian të 2020. Marrëveshja e arritur është miratuar dhe nga Ministri i Rinisë, Sportit dhe Kulturës Kujtim Gashi.
Nga ana tjetër, në tryezën e diskutimit është vendosur dhe për ndërtimin e dy fushave me bar sintetik për të lejuar skuadrat të stërviten në kushte optimale.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.