Albpetroli synon të ngjitet në Kategorinë e Parë sezoni e ardhshëm. Skuadra patosarake është mjaft active në merkato dhe ditën e sotme ka bërë zyrtare një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Viktor Gjyla, mbrojtësi I ardhur nga Shkumbini.
Me rrëzimin nga Kategoria, të gjithë lojtarët në Peqin janë larguar për të gjetur skuadër të re dhe 37-vjeçari ka firmosur në Albpetrolin. Në të kaluarën Gjyla ka luajtur edhe me ekipe si Lushnja, Partizani dhe Egnatia, ndërsa tani do të nis një tjetër aventurë edhe pse në moshë të madhe. Albpetroli ndodhet në vendin e 3 në Grupin B të Kategorisë së Dytë e ndodhet vetëm 3 pikë larg vendit të parë.
Tjeter afrim ne merkato . Viktor Gjyla eshte tashme pjese e ngjyrave bardh e blu. Gjyla la luajtur me pare per ekipe si Lushnja,Egnatia ,Shkumbini ,tashme dhe pjese e Albpetrolit ku do te kontriboj per ngritjet e ekipit tone ne Kategorine e Pare
Mire se vjen ne Patos !