Pasi për dy sezone nuk afroi asnjë lojtar, Tottenham po punon me shpejtësi për të patur ekipin sa më shpejt gati për vitin e ri futbollistik. Londinezët nuk po mendojnë vëtëm për afrimet nga skuadrat e tjera por edhe për të “blinduar” ata lojtarë që janë funksional për trajnerin.
Pikërisht sot “gjelat” e Londrës kanë njoftuar për rinovimin e kontratës të Ben Davies dhe Harry Winks. Mbrojtësi uellsian ka 168 prezenca me skuadrën angleze kurse mesfushori e ka veshur fanelën e tyre 102 herë. Ata kanë firmosur deri në vitin 2024. Zgjatja e kontratave te dy lojtarëve konfirmohet nga vetë klubi.
Njoftimi i Tottenham: