Pas lajmit të publikuar më herët në lidhje me një transferim të Muzakës në radhët e ekipit korçar, vjen dhe zyrtarizimi.
Në faqen zyrtare në “Facebook”, ekipi i Skënderbeut njofton se mesfushori ka arritur akordin me presidentin Tafaj.
“Gjergji Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me presidetin Takaj dhe sot do i bashkohet ekipit. Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola.”