Me mbylljen e sezonit në Superiore ditën e sotme, do të ketë edhe zyrtarizime të lojtarëve që do të largohen nga klubet e tyre. Dy lojtarë që kanë konfirmuar vetë largimet e tyre, janë dyshja e Skënderbeut, Bekim Rexhepi dhe Vangjel Zguro.
Portieri Rexhepi ka qenë një ndër më të mirët në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut, por aventura e tij në Korçë është mbyllur sot. Në faqen e tij zyrtare, Rexhepi shkroi: “Falëminderit Skënderbeu! Falëminderit Korçë!
Jam shumë krenar dhe kisha nderin që më është dhënë mundësia të mbroj ngjyrat e Skënderbeut, i cili do të ketë një vend të posaçëm në zemrën time”, shkroi Rexhepi. Gjithashtu, edhe Zguro konfirmoi largimin e tij, duke shkruar: “Do të më mungoni çuna!”