Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur Stiven Gerrard, është rikthyer në shtëpinë e tij, në Liverpul.
Në Angli e bëjnë të sigurt se Gerrard pritet që të rikthehet në skuadrën e Liverpulit, tashmë me një rol drejtuesi.
‘Mirror’ shkruan se ish-kapiteni do të drejtojë fillimisht ekipin e të rinjve të Liverpulit si një mundësi për të fituar eksperiencë në rolin e trajnerit dhe më pas do të angazhohet me skuadrën e parë.