Shkëlzen Ruçi është lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit. Portieri i njohur ka arritur marrëveshjen me ekipin e Superligës së Kosovës që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani. Pas Frashërit dhe Xhekson, tashmë është radha e Ruçit për të veshur fanelën e Gjilanit.
Siç duket ambiciet e trajnerit Mezani janë të mëdha dhe ka zgjedhur pikërisht Superioren për të përforcuar ekipin e tij. Synimi për titullin kampion ka bërë që presidenca gjilanase të vërë gjithçka në dispozicion të stafit teknik. Priten me interes se cilët do të jenë përforcimet e radhës.