Enis Gavazaj largohet nga Prishtina. Sulmuesi që shkëlqeu me Skënderbeun dhe Kukësin në Kategorinë Superiore ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën kosovare. 26-vjeçari u transferuar sezonin e kaluar nga Kukësi te Prishtina, ndërsa luajti në 14 ndeshje duke shënuar 2 gola e një asis. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Prishtina njofton largimin e Gavazajt dhe të Pefqelit që pas mbylljes së kontratës janë lojtarë të lirë.
Postimi I Prishtinës:
Pefqeli dhe Gavazaj janë futbollistë të lirë
Prishtinë, 2 qershor 2021 – Dy futbollistët, Mergim Pefqeli dhe Enis Gavazaj, pas skadimit të kontratës me FC Prishtina, janë futbollistë të lirë.
FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë për skuadrën, sidomos në vitin që klubi do të mbaj gjatë në mend.
Mergim Pefqeli, 27 vjeç, për Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 20 ndeshje në tre garat zyrtare duke shënuar 4 gola dhe 2 asistime.
Pefqeli, vije nga shkolla e futbollit të klubit, kurse me skuadrën e parë gjithsejtë ka regjistruar 4 sezone, 2016-2019 dhe 2020/21 duke zhvilluar 103 ndeshje zyrtare, 15 gola dhe 4 asistime.
Enis Gavazaj, 26 vjeç, te Prishtina ishte aktivizuar për herë të dytë gjatë këtij sezoni pas transferit nga Kukësi duke regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe duke shënuar 2 gola e 1 asistim.
Gavazaj, së pari ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2012/13 kur ishte transferuar nga Liria e Prizrenit e pastaj nga Prishtina në Gent të Belgjikës. Në dy edicione, 2012/13 dhe 2020/21, Gavazaj me Prishtinën ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, 3 gola dhe a 2 asistime.