Është vendosur sot zyrtarisht edhe për ndeshjen e Europa League mes Interit dhe Getafes. Ndeshja e cila ishte për t’u luajtuar disa muaj më parë, por që u anullua prej pandemisë së Covid-19.
Tashmë është vendosur se ky takim do të luhet në 5 gusht në orën 21:00 në stadiumin “Gelsenkirchen”, të Schalke 04. Ndeshja do të luhet me vetëm një takim dhe skuadra që do të kalojë me tej do të luajë me çiftin fitues Rangers-Leverkusen.