Kastrioti vijon nga puna për sezonin e ri. Krutanë do të luajnë në Kategorinë e Parë këtë sezon pasi nuk arritën të mbijetonin në Kategorinë Superiore. Prej ditësh ekipi ka nisur nga puna nëndrejtimin e trajneri Ndreu, ndërsa drejtuesit kanë qenë mjaft aktiv në merkato.
Është ruajtur një pjesë e mirë e lojtarëve nga sezoni i kaluar si edhe janë bërë disa afrime cilësore. Pak minuta më parë klubi njofton se ka rinovuar kontratën edhe me sulmuesin Brunild Pepa. Lushnjari u bashkua me Kastriotin gjatë merkatos së janarit por palët kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës edhe për në Kategorinë e Parë.