Rexhinaldo Faite nuk po kalon një moment të mirë te Kukësi. Sulmuesi nga Mozambiku nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës dhe tashmë situata për të nuk është e qetë.
Megjithatë klubi kuksian vijon t’i japë besim pasi sot lajmëron se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin tjetër, Haris Harban. Ky i fundit u afrua te verilindorët në merkaton e verës, megjithatë tashmë ka mbyllur aventurën në kampionatin shqiptar.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Njoftim!
Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Haris Harban.
Sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.
Boshnjaku, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës regjistroi 11 aktivizime në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 2 gola.
Klubi falënderon Haris Harban për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë.