Është shtyrë zyrtarisht ndeshja Atalanta-Villareal e vlefshme për fazën e grupeve. Sfida e fudit për këtë raund të Champions është shtyrë për shkak të reshjeve të shumta të borës që kanë pushtuar Bergamon.
Gjyqtari i ndeshjes vendosi që kjo ndeshje të niste me 20 minuta vonesë deri sa të pastrohej bora, por reshtjet vazhdojnë pa pushim e për këtë arsye UEFA vendosi anullimin e sfidës. Pas anullimit është vendosur që ky takim të luhet nesër e me shumë mundësi në orën 15:00 edhe pse do të jetë UEFA që do e vendos.
#AtalantaVillarreal è stata rinviata a causa della neve. Il match verrà recuperato giovedì 9 dicembre con orario che verrà stabilito dalla UEFA. #UCL #GoAtalantaGo pic.twitter.com/FjGhDzcDz4
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021