Merr fund ‘telenovela’ e Renato Sanches. Mesfushori i Bayern Munchen është huazuar te Swansea në Premier League.
Klubi anglez do të paguajë 5 milionë euro për një vit (periudhën e huazimit) dhe më pas 30 milionë euro të tjera në rast se do të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit portugez.
Sanches u transferua sezonin e shkuar nga Benfica te Bayern Munchen, por nuk gjeti dot hapësira te kampionët e Bundesligës duke kërkuar këtë merkato vere që të huazohej në një skuadër tjetër.