Real Madrid transferon sulmuesin Mariano Diaz nga Lyon. Lajmi është konfirmuar nga “Transfer NeWs” që deklaron se marrëveshja është mbyllur për shifrën e 33 milion eurove. Prej kohësh kampionët e Europës ishn në kërkim të një sulmuesi, por që tashmë nën urdhërat e Julen Lopeteguit do të jetë djaloshi që ka triumfuar në Champions League në finalen e Kardifit përballë Juventusit, po me fanelën e “Los Blancos”.
Kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i merkatos dhe mbetet për t’u parë nëse madrilenët do të kenë ndonjë blerje tjetër, apo ky ishte transferimi i fundit për këtë verë në “Santiago Bernabeu”.