Andrien Rabiot është një nga lojtarët që kërkohej nga disa skuadra gjatë kësaj merkatoje vere. Mesfushori francez zhvilloi një sezon fantastik me Juventusit, tashmë ka ardhur edhe rinovimi i kontratës me “Zonjën e Vjetër”.
Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur se palët kanë firmosur bashkëpunimin mes tyre edhe për një vit tjetër.
Manchester United ishte ekipi që këmbënguli për shërbimet e tij , madje “djajtë” i dërguan edhe ofertën e parë. Siç duket Rabiot nuk kishte fare dyshime dhe ka vendosur të refuzojë anglezët për të qëndruar në Torino.
Kujtojmë se Rabiot këtë sezon me fanelën e bardhezinjve arriti të luante në 48 ndeshje dhe të shënonte 11 gola, ndërsa në 6 raste ka sistuar për shokët e skuadrës.
UFFICIALE | Ancora insieme Adrien ⚪️⚫️
— JuventusFC (@juventusfc) June 27, 2023