Disa ditë më parë Neymar është dëmtuar dhe kjo ka shkaktuar një alarm të vërtetë te kampionët e Francës. Fillimisht dukej se nga dëmtimi i tij braziliani do të mungonte vetëm në ndeshjen e parë me Manchester United, por tashmë është vetë klubi francez që komunikon se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për 10 javë.
Në këto kushte, jo vetëm që Naymar nuk do të jetë i gatshëm në të dyja ndeshjet me Manchester United, por në të njëjtën kohë nëse parizienët kalojnë në raundin tjetër, atëherë mund të humb edhe kundërshtarin e radhës.
Padyshim që kjo është një humbje e madhe për PSG-në, sepse jo vetëm që 26 vjeçari u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro, por shihej edhe si elementi kryesor për të sjellë në shtëpi trofeun e shumëpritur, Champions League.
Mbetet për t’u parë nëse “ylli” i kampionëve të Francës do të bëjë gjithçka për të qenë së shpejti në fushën e lojës dhe për të ndihmuar ekipin e tij.