Arsenal ka komunikuar se sapo ka arritur marrëveshjen e zgjatjes së kontratës me 18 vjeçarin Bukayo Saka. Lojatri kishte një marrëveshje deri verën e ardhshme, derisa paraqitjet e tij të mira kanë sjellë një zgjatje të kontratës. Lajmi është konfirmuar nga “Topçinjtë”, që shprehen me fat që kanë në gjirin e tyre një lojtar si anglezi me origjinë Nigeriane.
Sako ka qenë pjesë e Akademisë së klubit qysh prej moshës 7 vjeçare, ndërsa ka bërë 34 paraqitje me ekipin e parë qysh prej debutimit të tij në nëntor 2018.
Bukayo debutoi në Premier League në një fitore 4-1 ndaj Fulham seoznin e shkuar, ndërsa golin e parë e gjeti ndaj Frankfurt në Europa League. Me 11 asistime këtë sezon, Saka bëhet lojtari i parë pas Cest Fabregas në sezonin 2006-07, që kap shifra të dyfishta sa i takon asistimeve.