Filipo Inzaghi është trajneri i ri i Brescias. Lajmi është komunikuar nga klubi nga Lombardia, I cili shkëputi marrëdhëniet me Pep Clotet pasi ky I fundit nuk ia doli të ngjisë klubin mes më të mirëve në futbollit italian.
Inzaghi ishte në drejtimin e Beneventos sezonin e fundit të Serie A, duke mos mbijetuar në elitën e futbollit italian. Pippo do ketë nën urdhërat e tij edhe Emanuele Ndoji, lojtarin e kombëtares kuqezi që prej vitesh është pjesë e Dallëndysheve.