Muhamed Useini nuk është më lojtar i Renovës në Maqedoni. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se palët me mirëkuptim kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur këtë aventurë.
Tashmë, ish-lojtari i Flamurtarit do të kërkojë një aventurë të re dhe mbetet për t’u parë nëse do të kemi një rikthim të tij në Superiore, apo në një tjetër kampionat.
Postimi i Muhamed Useinit:
Faleminderit K.F Renova
desha te falemderoj kryesin e klubit edhe pse kontrata ime ishte deri ne dhjetor gjetem mirkuptim duke mos me ndaluar per te vashduar ne ekip tjeter,gjithashtu ju deshiroj shum suksese ne sezonen e ardhshme.