Anel Rashkaj është lojtari më i ri i kombëtares kosovare të futbollit.
Ish-kapiteni i “Dardanëve” mes viteve 2009 dhe 2017 do të jetë për herë të parë në listën e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7 dhe 10 qershor.
29 vjeçari rikthehet kështu në kombëtare pas 2 vitesh, teksa gjatë periudhës që skuadra drejtohej nga Albert Bunjaku ishte një element kyç në mesfushën e saj. Ai vjen në kombëtare për të zëvendësuar lojtarin e Luzern, Hekuran Kryeziu, i cili e ka mbyllur tashmë sezonin.
Në të kaluarën, Rashkaj ka luajtur në Kosovë për Prishtinën, teksa tashmë aktivizohet në Suedi me skuadrën e Eskilstuna.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.